Maqedonia e Veriut ka bërë progres të dukshëm drejt NATO-s dhe BE-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë parlamentarët evropianë dhe të Maqedonisë dhe pjesëmarrësit e institucioneve evropiane, të cilët kanë marrë pjesë nëm Komitetin e 16-të të përzier parlamentar (KPP) në Strasburg, përveç Spiraki greke, vlerësuan sot në vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur të bëjë progres të dukshëm në plotësimin e qëllimeve strategjike, gjegjësisht anëtarësim në NATO dhe BE.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski tha se “jemi krenarë të arritjeve dhe perspektivave që janë hapur për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Jemi koshientë se para nesh pritet ende shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në plotësimin e përcaktimeve tona strategjike. Për këtë presim caktimin e datës konkrete për negociata të vendit tonë me BE-n, nga ana e Këshillit të BE-së, në qershor të këtij viti. Rreziku nga shtyrja e marrjes së këtij vendimi do të thotë humbje e momentit, i cili ishte ndërtuar me përpjekje të mëdha nga ana e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të thotë sinjal inkurajues për shtetin dhe do ta ngadalësoj procesin reformues, dhe do të krijojë mosparashikim nga krijimi i mundësive të reja. Nga ana tjetër, hapja e negociatave do të thotë vazhdim i prodhimit të lajmeve të mira, investimi në stabilitet dhe prosperitet në BE, demonstrimi i kredibilitetit dhe përkushtim drejt vlerave themelore të BE-së. Kjo nuk do të thotë anëtarësi, por fillim e një udhëtimi më të gjatë që do të kontribuojë drejt transformimit thelbësor të shoqërisë”, tha zëvendësministri Zhernovski.

Ai theksoi se konsolidimi i Bashkimit Evropian mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht me konsolidimin evropian të Ballkanit.

Në rekomandimet që eurodeputetët së bashku me deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet t’i miratojnë, deri te të cilat ka ardhur edhe korrespondenti i MIA-së, rekomandohet fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në dokumentin që do të miratohet në fund të kësaj mbledhje, është konstatuar progres në fushat kyçe në sundimin e së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, reformat e administratës publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë solide për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian dhe do të sigurojë klimë pozitive para samiteve të qershorit në Këshillin e BE-së.

Share This Article