Maqedonia e Veriut kufizon me ligj rritjen e çmimit për ushqimet bazë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Maqedonisë së Veriu ka vendosur kufizime mbi normën e fitimit për produktet kryesore ushqimore.

Në tregtinë me pakicë, norma maksimale e fitimit do të jetë 10 për qind, ndërkohë në tregtinë me shumicë, norma e fitimit nuk do të jetë më e lartë se 5 për qind.

“Me këtë vendim do të kontrollohet që rritja e çmimeve të produkteve themelore të mos ketë ndikim të rëndësishëm në konsumin e qytetarëve, përkatësisht në rritjen e harxhimeve për konsum duke marrë parasysh se prej 1 marsit pushon vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve” , tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sipas ministrit të Ekonomisë, me kufizimin e normës së fitimit do të ndikohet direkt në uljen e çmimit të këtyre produkteve. Bekteshi njoftoi se vendim do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa për tregtarët që nuk i përmbahen këtij vendimi, do të ketë gjoba prej 800 deri në 10 000 mijë euro.

Qeveria i ngriu çmimet e mishit, produkteve të qumështit, vajit, miellit, bukës dhe sheqerit më 1 dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të rritjes drastike të çmimeve dhe paralajmërimeve për rritje të mëtejme.

Sipas Entit për Statistika, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve kryesore ushqimore të janarit 2022 krahasuar me janarin 2021 janë tejet të mëdha, duke vënë në vështirësi familjet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas llogaritjeve të shpenzimeve për muajin dhjetor të vitit 2021, një familjeje prej 4 personave i nevojiten të paktën 569 euro për të kaluar muajin, ndërsa vetëm për ushqim dhe pije i duhen të paktën 15 091 denarë, apo 245 euro.

Share This Article