Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufirin me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi.

“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi.

Edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.

“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.

Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë ka shkuar drejt normalizimit dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara. 

Share This Article