Maqedonia e Veriut sfidon Italinë me 6 shqiptarë, në listë edhe ish-mesfushori i Skënderbeut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, publikoi ditën e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin ndaj Italisë që do të zhvillohet më 9 shtator në Shkup dhe atë ndaj Maltës që do të luhet 3 ditë më vonë në transfertë. Në listë bie në sy prezenca e plot 6 futbollistëve me origjinë shqiptare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut.  

Bëhet fjalë për Enis Bardhin, Arijan Ademin, Ezgjan Aliosnin, Visar Musliun, Valon Ethemin dhe Agon Elezin. Risia është padyshim ish-mesfushori i Skënderbeut, Elezi, që aktualisht aktivizohet në elitën e futbollit kroat me skuadrën e Varazhdinit.  

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se edhe Valon Ethemi në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit shqiptar ku është aktivizuar me Mamurrasin fillimisht dhe më pas me Kukësin.  

Share This Article