ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 11 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 13 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 13 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 13 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 16 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

“Maqedonia e Veriut të përmbushë detyrimet e BE-së për ndryshimet kushtetuese”/ Kryeministri bullgar: Ky është kushti, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos!

albnews by albnews
28 August, 2023
in Maqedonia, Technologji
0
“Maqedonia e Veriut të përmbushë detyrimet e BE-së për ndryshimet kushtetuese”/ Kryeministri bullgar: Ky është kushti, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos!

Bulgaria's new Prime Minister Nikolay Denkov of the PP-DB coalition speaks at the Bulgarian Parliament in Sofia on June 6, 2023. After five elections in two years, Bulgarian parties agreed to form a power sharing government with rotating prime ministers to implement badly needed reforms in the graft-ridden EU nation. (Photo by Nikolay DOYCHINOV / AFP) (Photo by NIKOLAY DOYCHINOV/AFP via Getty Images)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bullgaria mbetet në pozicionin e njëjtë sa i përket Maqedonisë së Veriut, se duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian lidhur me domosdoshmërinë për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, në një intervistë për gazetën e Sofjes “24 orë”.

Ndryshimet kushtetuese, që janë në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, parashikojnë përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare, si popull shtetformues. Ky është kushti kryesor të cilin duhet të përmbushë Shkupi, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020 duke bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, tha se pas miratimit të “propozimit francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, bisedimet duhet të vazhdojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

RelatedPosts

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit ‘propozim francez’, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, bisedimet në fakt tani nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas takimit që zhvilloi më 27 gusht me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, takim që u mbajt para fillimit të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, tha se është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Pas takimit me Kovaçevskin, Michel në rrjetin social X, i dha mbështetje të plotë iniciativës për miratimin e amendamenteve kushtetuese, “pavarësisht sfidave të shumta politike”. Për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit integrues u fol edhe në takimet e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Shkup më 24 dhe 25 gusht.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ndryshimet kushtetuese kundërshtohen nga opozita maqedonase e cila pretendon se “përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk nënkupton fundin e kërkesave e diktatit bullgar”. Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika”, ka akuzuar diplomacinë maqedonase se “nuk lufton për pozita më të mira dhe garanci se nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën e integrimit evropian.

“Cila është garancia se ky ndryshim i Kushtetutës, i cili tani po i kërkohet Maqedonisë [së Veriut], do të jetë i fundit? Cila është garancia se nesër nuk do të ketë kërkesë për ndryshim të Kushtetutës në të cilën do të ripërcaktohen çështjet identitare ose nuk do të ketë minimizim dhe fshirje të re të historisë maqedonase”, deklaroi Mickoski. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA se është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në vend do të përfundojë me sukses në javët apo muajt e ardhshëm.

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e gjithë bota, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja, e mirëpritën vendimin për fillimin e procesit. Jam bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result