ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 7 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 7 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 7 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Maqedonia e Veriut voton. 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare

albnews by albnews
19 October, 2025
in Maqedonia
0
Maqedonia e Veriut voton. 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Maqedonia e Veriut mban më 19 tetor 2025, zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia. Qytetarët do të votojnë në të 80 komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe anëtarët e këshillave komunalë.

Të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 votues ndodhen në vend. Procesi i votimit do të zhvillohet në 3.474 qendra aktive votimi.

RelatedPosts

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale KSHZ duhet t’i shpallë brenda 12 orëve

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Të gjithë jemi UÇK. Është çështje kohe, por protestë e ngjashme do bëhet edhe në Shkup

Ndikimi rus në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut i kufizuar, por me rreziqe

Garë e paqartë në komunat shqiptare

Sipas analizave dhe sondazheve, ndërsa rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase konsiderohet kryesisht i parashikueshëm, beteja zgjedhore mbetet e hapur dhe rezultati i paqartë në disa prej komunave ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.

Në këto zgjedhje, garojnë gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista këshilltarësh, me rreth 10.490 kandidatë në total. Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit mban rekordin e numrit më të madh të kandidatëve për kryetar, me 16 emra.

Shifrat kryesore të votimit

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me 474.304 qytetarë me të drejtë vote. Komunat e tjera me numër të lartë votuesish përfshijnë Kumanovën (94.041), Tetovën (87.878), Gostivarin (82.893) dhe Manastirin (77.253).

Në anën tjetër, komunat me më pak votues janë: Lozova (1.905), Vevçani (2.092) dhe Novaci (2.429).

Nga të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Qendra më e madhe votimi ndodhet në lagjen Butel të Shkupit, me gjithsej 1.432 votues.

Vlen të theksohet se, përveç votuesve në listën e rregullt, të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim të organizuar, por qytetarët jashtë vendit mund të votojnë nëse kthehen në Maqedoni gjatë ditës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të katërtat në të cilat zgjidhen njëkohësisht kryetarë komunash dhe këshilla komunalë në të gjitha njësitë administrative. Votimi do të fillojë nesër në mëngjes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result