ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 4 hours ago
Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video) 4 hours ago
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet 4 hours ago
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE 6 hours ago
Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Maqedonia gatshme të luftojë krah NATO-s kundër Rusisë, Kroacia jo

albnews by albnews
25 January, 2022
in Bota, Maqedonia
0
Kontingjenti ushtarak maqedonas niset drejt Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, është shprehur se ka mundësi që ushtria e vendit të saj të përfshihet në një luftë të mundshme mes NATO-s dhe Rusisë, nëse paraprakisht sulmohet Ukraina.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut është për zgjidhje diplomatike të kontestit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por ekziston mundësia që të përfshihet në ndonjë luftë të mundshme, nëse NATO-ja kërkon diçka të tillë.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Një veprim i tillë, sipas saj, do të ishte i mundur vetëm me pëlqimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski.

Maqedonia është pjesë e NATO-s prej vitit 2020.

Por qëndrim krejt të kundërt ka Kroacia, po ashtu një anëtare e NATO-s apo të paktën presidenti i saj.

Presidenti Zoran Milanoviq, ka thënë se nëse vjen deri te lufta, Kroacia do të tërheq të gjithë ushtarët e saj.

“NATO po e rrit praninë e saj, ne nuk duhet të bëjmë asgjë për këtë. Nëse ka një përshkallëzim, ne do të tërheqim edhe ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me politikën e Joe Bidenit, unë shoh mospërputhje dhe sjellje të rrezikshme. Ka mënyra tjera për të ndihmuar Ukrainën”, tha Milanoviq.

Ai ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Biden se po vepron nën trysninë e republikanëve, që ai i ka quajtur skifterë.

“Unë shoh një interes të fortë rus, shoh edhe Ukrainën. Ajo nuk e ka vendin në NATO. Ajo është një prej shteteve më të korruptuara në botë dhe për këtë Kroacia nuk do të marrë pjesë”, tha Milanoviq sot para gazetarëve në Zagreb.

Ai ka akuzuar edhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, që është rreshtuar me Perëndimin sa i përket krizës së Ukrainës.

Me Perëndimin janë rreshtuar edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por jo edhe Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Rusia ka kohë që ka stacionuar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe shtetet perëndimore besojnë se nga dita në ditë pritet sulmi mbi këtë vend. Bota demokratike në krye me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe tashmë kanë nisur t’i dërgojnë ndihmë ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur.

Rusia kërkon nga NATO garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë pjesë e kësaj aleance.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

3 December, 2025
Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video)

3 December, 2025
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

3 December, 2025
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result