Maqedonia ka siguruar 800 mijë vaksina anti-covid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes sistemit Covax, Maqedonia e Veriut deri në Mars, do të marrë 800.000 doza të vaksinës anti-Covid, sic u tha, të mjaftueshme për imunizimin e 400.000 njerëzve. Vaksina do të jetë pa pagesë dhe prioritet do të kenë punonjësit shëndetësor, të sëmurët kronikë dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve.

“Në pjesën e furnizimit me vaksina, përmes mekanizmit Covax, tashmë janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë. Është një mekanizëm i OBSH-së, Aleanca Globale për Imunizim ku marrin pjesë të gjithë vendet fqinje, përveç vendeve të BE-së që patën mundësi për marrëveshje të drejtpërdrejta me disa kompani. Në kuadër të këtij sistemi do t’i marrim vaksinat, konform planit të distribuimit që Covax duhet ta përcaktojë shumë shpejt”

Krahas vaksinave që janë siguruar përmes mekanizmit Covax, Maqedonia e Veriut tashmë ka dorëzuar kërkesë për marrëveshje të drejtpërdrejtë për vaksina me kompanitë Pfizer dhe AstraZeneka për t’u vaksinuar e gjithë popullata. Në Janar, pritet edhe donacioni nga SHBA-të për frigoriferët ku vaksina e Pfizer ruhet në minus 70 gradë Celsius. Lidhur me procesin e vaksinimit dhe organizimit logjistik, Ministri Filipçe njoftoi se janë marrë disa vendime.

“Vendimi i parë është se vaksinimi do të bëhet në kapacitetet tona ekzistuese në punktet e vaksinimit dhe spitalet. Do të zbatohet një proces i shpejtë trajnimi për vaksinim, konform specifikave të vaksinave për Covid-19. Do të trajnohen të gjithë punonjësit shëndetësor”.

Vaksina do t’u jepet vetëm pacientëve me gjendje të mirë shëndetësore, kurse do të mund të vaksinohen edhe ata që kanë kaluar Covid-19, por nuk do të jenë në mesin e prioriteteve. Do të jepet doza e parë, kurse pas 21 ditëve edhe e dyta. Pas ditës së 21 pritet efekti mbrojtës i vaksinës, ka theksuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. 

Share This Article