Maqedonia mund të fillojë negociatat me BE-në në janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov për “Nova TV”, tha se Maqedonia kishte mundësi për të marrë datë për negociata në nëntor të vitit të kaluar, por nuk donte ta përdorte atë.

“Bullgaria nuk e vuri veton, ajo thjesht tha se ata nuk ishin gati për datë për negociata”, tha zv. kryeministri bullgar.

Sipas tij, Bullgaria është “në favor” të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ndërsa “gjuha e urrejtjes për gjithçka që është bullgare” i shqetëson ata.

“Urrejtja bazohet në një falsifikim të rëndë dhe të urryer të historisë. Bullgaria ka një imazh negativ me kualifikime sulmuese në ndërgjegjen maqedonase. RMV ka një shans për të marrë datë për negociata në janar ose shkurt, nëse ata nënshkruajnë aneksin me 12 pika që dhamë”, tha Karakaçanov.

Share This Article