Maqedonia nuk hap kufijtë me vendet tjera fqinje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rritjen e infektimeve me koronavirus, Maqedonia e Veriut nuk pritet të hap kufijtë pa test PRC.

Burime të afërta me Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë të ditur për INA se trendi i rritjes së rasteve do të pamundësoj hapjen e kufijve me vendet fqinje, si Kosova, Serbia e vendet tjera.

Dy ditët e fundit rastet e infektimeve kanë shkuar mbi 200 raste në ditë.

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i pêrket heqjes së testeve PCR për koronavirus.

Javën tjetër pritet të ketë një vendim të përbashkët nga vendet e rajonit, gjegjësisht nga ministritë e shëndetêsisë.

Ministri Venko Filipçe theksoi se vendimi i përbashkët duhet të funksionojë bashkërisht me shkëmbimin e informacioneve për pasqyrën epidemiologjike nga secili vend i rajonit.

Por ai nuk ka bërë të qartë se a do të hapet kufiri pa teste PCR. Por nga ana tjetër ministrat nga radhët e BDI insistojnë hapjen e kufijve sidomos me Kosovën.

Share This Article