Maqedonia e ka mposhtur sonë Letoninë me rezultat 3-1, në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” të zhvilluar në Grupin G.
Në ndeshjen që u zhvillua në Shkup, ka shkëlqyer Eljif Elmas, i cili shënoi dy gola, kurse një gol e shënoi Ezgjan Alioski. Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Vjaceslavs Isajevs.
Në këtë grup fitore ka shënuar edhe Polonia, e cila e ka mposhtur Austrinë me rezultat 0-1. Ndërsa takimi tjetër mes Izraelit dhe Sllovenisë, përfundoi me rezultat të barbat, 1-1.