Maradona operohet në tru

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, është operuar me sukses në tru, ka njoftuar doktori i tij personal, Leopoldo Luque.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 u shtrua në spitalin e Buenos Aires Ipensa të hënën, pasi kishte pësuar anemi dhe dehidrim.

Ai u operua urgjentisht të martën më mbrëmje dhe doktori i tij Luque ka thënë se Maradona e përballoi mirë operacionin.

Ai do të mbetet nën kujdesin e mjekëve dhe çdo gjë është në kontroll, ka thënë Luque.

Maradona u transferua në Kliniken Olivos në La Plata, ku u operua nga mjeku Luque, i cili është neurokirurg. Operimi i tij zgjati 80 minuta.

Maradona është trajner i Gimnasia y Esgrima në ligën elitare të Argjentinës.

Ai e udhëhoqi ekipin e tij kundër Patronatos të premten, ditën e ditëlindjes së vet të 60-të.

Përkrahësit e Gimnasia y Esgrima janë mbledhur pranë spitalin për t’i ofruar mesazhe përkrahëse ish-sulmuesit argjentinas.

Share This Article