Marash Kumbulla gjen golin, Espanyol fiton derbin e shqiptarëve në La Liga

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derbin e shqiptarëve në La Liga këtë të shtunë e ka fituar Marash Kumbulla. Espanyol i mbrojtësit kuqezi ia ka dalë të fitojë në shtëpi përballë Mallorca-s së Vedat Murriqit, me Kumbullën që hapi serinë e golave të kësaj sfide.

Një kros të Jofre, gjigandi kuqezi i repartit difensiv e shfrytëzoi më së miri në minutën e 18-të të takimit duke fluturuar në ajër për ta dërguar mrekullisht me kokë në portë.

Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën bardhekaltër të katalanasve, që ngriti peshë 40.000 tifozë në RCDE Stadium. Që prej transferimit te Espanyol në merkaton e verës nga Roma, shkodrani është kthyer në një nga shtyllat e formacionit, duke luajtur 8 ndeshje si titullar për 90’ minuta.

Sa i përket sfidës së sotme, Espanyol triumfoi me rezultatin 2-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 12 të tabelës me 10 pikë, ndërsa Kumbulla u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.6.

Kujtojmë se 24-vjeçari është pjesë e listës së teknikut Sylvinho për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares në Ligën e Kombeve. Ai pritet që të zbresë sërish si titullar në fushë përkrah Ismajlit, duke parë edhe dëmtimin që kapiteni Gjimshiti pësoi në ndeshjen e fundit të Atalantës.

Share This Article