Për Marash Kumbullën nuk interesohen vetëm dy gjigandët e futbollit italian, Juventusi dhe Interi, pasi së fundi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri tani me fanellën e Veronës, ka përfunduar në radarët e Manchester United.
Djajtë e Kuq e kanë ndjekur lojtarin dhe shikojnë te Kumbulla një të ri premtues që mund të ketë një karrierë fantastike për këtë arsye kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Hellas.
Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interin, por me hyrjen në garë të United, konkurrenca pritet të jetë më e ashpër.
Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro.