Marash Kumbulla kushton 35 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marash Kumbulla është një ndër futbollistët më të përfolur në Itali.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, sidomos nga Juventusi dhe Interi.

Madje ka zëra se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me 20-vjeçarin që do t’i bashkohet gjatë verës.

Sido që të jetë, tani Gianluca Di Marzio ka mwsuar se Verona kërkon 28 milionë euro plus shtatë milionë tjerë bonuse për qendërmbrojtësin shqiptar.

Napoli kishte ofruar në janar 21 milionë euro plus katër milionë tjerë bonuse, por oferta nuk i ka pëlqyer krerëve të Veronas.

Në Itali disa media raportojnë se Interi po e udhëheq garën për 20-vjeçarin, kurse të tjera se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Kumbullën.

Sido që të jetë, koha do të tregojë se ku do të shkojë talenti kuqezi. 

Share This Article