Marash Kumbulla më i miri te Roma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSKA-Sofia në kuadër të Europa Leagues.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, duket se po luan një jetë të tërë me fanellën e Romës, e jo si një lojtar që vetëm pak muaj më parë e veshi për herë të parë fanellën e këtij klubi.

Ai vazhdon ta forcojë vendin e titullarit me paraqitje pozitive ndeshje pas ndeshje.

Pavarësisht se Roma barazoi në sfidën e radhës, në shtëpi kundër PFC CSKA-Sofia në kuadër të Europa Leagues, 20-vjeçari bëri paraqitje pozitive.

Nga “sofascore.com”, që bën vlerësimin e futbollistëve, Marash Kumbulla ka marrë notën 7.7, menjëherë pas portierit Pau Lopez (7.9).

Në përgjithësi, nga 22 futbollistët në fushë, Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë në sfidën që u zhvillua në Olimpico, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të nxjerrë diçka më shumë nga ky takim pas asaj që bëri në San Siro ditë më parë. /Gazeta Express/

Share This Article