Marca e vlerëson Kosovën njëjtë me Greqinë dhe më të mirë se Gjeorgjinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka bërë prezantimin e kundërshtarëve të Spanjës në eliminatoret për Botërorin e futbollit, Katari 2022.

Kosova e Spanja janë në grupin B së bashku me Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë. Spanja është favorite absolute e grupit. Kosova në short ishte në vazon e pestë, pra të fundit sa i takon grupit B.

Por Marca e ka vlerësuar Kosovën më lartë se Gjeorgjinë dhe njëjtë me Greqinë.

Sipas Marcas, Greqia e Kosova kanë nivel të mesëm-të ultë. Ndërkohë Gjeorgjia është vlerësuar e nivelit të ultë.

Marca ka shkruar edhe për çështjet politike që pritet të kenë ndikim në ndeshjet e Kosovës me Spanjën. Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës. Por hendbollistët kosovarë vjet luajtën në Botërorin e juniorëve në Spanjë ndërsa janë respektuar të gjitha simbolet e shtetit të Kosovës.

“Do të jetë një duel kureshtar ndaj Kosovës, të cilin vend nuk e pranon politikisht Spanja, ndërsa i është dhënë drita e gjelbër për të marrë pjesë në gara të FIFA-s. Kosova drejtohet nga zvicerani Bernard Challandes. Vedat Muriqi (Lazio) dhe Valon Berisha (Reims) janë lojtarët më të njohur të Kosovës”, ka shkruar Marca.

Share This Article