Marca: Januzaj më i miri te Sociedadi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Adnan Januzaj është vlerësuar lojtari më i mirë i Real Sociedadit në ndeshjen e së dielës. Sociedadi barazoi 1:1 në udhëtim te Deportivo Alavesi, në kuadër të La Ligas. Januzaj e realizoi golin e Sociedadit. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, pasi u aktivizua në minutën e gjashtë.

Është gazeta e madhe spanjolle, Marca, që e ka vlerësuar Januzajn më të mirin e skuadrës. Madje atij i ka kushtuar një tekst të gjatë për paraqitjen në ndeshjen e parë të këtij viti. Pos golit, Januzaj ka rrezikuar seriozisht në fazë të vonshme të ndeshjes, por pa realizuar.

Marca e ka përmendur faktin që Januzaj ende nuk e ka vazhduar kontratën me Sociedadin, që përfundon më 30 qershor. Kosovari tashmë e ka të drejtën të negocojë me skuadra të tjera. Januzaj po kalon formë të lartë dhe për gazetën spanjolle ishte befasi që ai nuk startoi të dielën.

Share This Article