Marca lëshon një lajm bombastik: Gjiganti evropian ofron 200 milionë euro për Lamine Yamal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lamine Yamal është padyshim e ardhmja e Barcelonës, por qysh në vitin e tij të parë të shkëlqimit katalunasit po hasin në oferta marramendëse.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka pasur një sezon të mrekullueshëm deri më tani me katalunasit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar ekskluzivisht se Paris Saint Germain ka bërë një ofertë të pabesueshme në drejtim të Barcelonës për sulmuesin anësorë.

Kampioni në fuqi i Francës ka ofruar 200 milionë euro për Yamal, ofertë që është refuzuar menjëherë nga gjiganti katalunas.

Është një ofertë astronomike për një futbollist që është vetëm 16 vjeç, por Barcelona thuhet se e ka refuzuar këtë ofertë.

PSG pritet të bëjë përpjekje të tjera për transferimin e Yamal pasi me spanjollin duan ta zëvendësojnë Kylian Mbappen që do të largohet në verë.

16-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje me Barcelonën ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Share This Article