Marca shkruan për Prishtinën, para ndeshjes me Barcelonën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje të madhe në futsall në kuadër të Champions Leagues ndaj Barcelonës.

Para se të niseshin për Spanjë, ekipi nga kryeqyteti i Kosovës vizitoi varrin e Fadil Vokrrit dhe Adem Jasharit, shkruan Gazeta Express.

Kjo, i ka bërë përshtypje gazetës së madhe spanjolle, Marca.

“Prishtina i bën homazhe heronjve të tyre para se të udhëtojnë në Barcelonë”, ishte titulli i Marcas.

Në artikullin për klubin e Prishtinës, Marca tregon se më 31 mars, Spanja do të përballet me Kosovën në kualifikimet për kampionatin botëror dhe flet për Fadil Vokrrin e Adem Jasharin.

Share This Article