Margariti-Dumoshi: Marrëveshje të re për të çuar përpara kalendarin kulturor Shqipëri-Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u takua sot, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, me ministren e re të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Vlora Dumoshi.

Margariti shprehet se në takim u nënshkrua marrëveshje e re, për çuarjen përpara të Kalendarit Kulturor Shqipëri-Kosovë.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje të re, çuarja përpara e Kalendarit Kulturor Shqipëri-Kosovë, ishin dy nga çështjet kryesore të diskutimit, duke u ndalur në veçanti në bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, ku Kosova ka shënuar hapa të rëndësishëm, por edhe rishikimi i legjislacionit për lehtësimin e qarkullimit të librit në të dyja anët e kufirit”, tha ajo.

Po ashtu Margariti shton se “jam besimplotë për këtë bashkëpunim, që do të shkojë përtej nënshkrimeve formale. Arti e kultura, gjithnjë kanë tejkaluar çdo barrierë, e aq më tepër me Kosovën”.

Share This Article