“Pres që deri në fund të vitit shumë zyrtarë nga BE-ja, vendet anëtare dhe më gjerë të vijnë dhe të bisedojnë me politikanët tanë, deputetët, liderët e partive dhe të përcjellin mesazhin se nëse ne nuk ja arrijmë këtë vit, Bullgaria nuk do të humbasë rastin për të theksuar se nuk kemi dashur dhe nuk kemi mundur t’i kryejmë detyrimet tona”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në “Top Tema”.
Ai shtoi se nuk ia vlen për arsye politike të bllokohet zgjerimi i Preambulës së Kushtetutës, me cilën Maqedonia do të largohet, ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi do të vazhdojnë negociatat intensivisht me BE-në.
“Duhet të vendosim nëse do të qëndrojmë në kategorinë në të cilën jemi tani, shtetet që po negociojnë së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, apo do të shkojmë në kategorinë me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat kanë ende një rrugë të gjatë deri te negociatat”, tha Mariçiq.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe procesin e skriningut nëse duam të marrim pikë deri në fund të vitit dhe të kalojmë në fazën tjetër./