Marina britanike do të shoqërojë anijet britanike në ngushticën e Hormuzit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se ka urdhëruar “Royal Navy” (marina britanike) të shoqërojë anijet që kanë flamur britanik në ngushticën e Hormuzit, ku Irani ka kapur një prej naftëmbajtëseve të saj javën e kaluar.

“Royal Navy është ngarkuar që të shoqërojë anijet që kanë flamur britanik në ngushticën e Hormuzit”, njoftoi Ministria në një komunikatë.

“Mbi çështjen e Iranit, ne po punojmë që të ulim tensionet aktuale”, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson.

“Kapja më 19 korrik nga Irani e anijes Stena Impero, një naftëmbajtëse suedeze që mbante flamur britanik ishte një veprim i jashtëligjshëm”, theksoi ky zëdhënës.

“Ne kërkojmë që ata të lirojnë anijen dhe ekuipazhin”, shtoi ai.

Share This Article