Marina meksikane bllokon nëndetësen me 3.5 ton drogë brenda

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marina meksikane bllokoi në det të hapur një nëndetëse që përmbante mbi 3.5 ton drogë, që besohet të jetë kokainë.

Nëndetësja e gjetur më 27 qershor është 26 metra e gjatë konsiderohet të jetë më e madhja e llojit të saj e kapur ndonjëherë nga qeveria aktuale.

Pesë persona nga kombësi të ndryshme që udhëtonin me mjetin lundrues u ndaluan dhe u dërguan në qytetin bregdetar të La Paz, ku u dorëzuan tek autoritetet përkatëse.

Nëndetëset Narco janë përdorur për të kontrabanduar drogë të paktën që nga vitet 1980.

Këto nëndetëse mund të jenë plotësisht ose gjysmë zhytëse dhe shpesh janë në gjendje të shmangin zbulimin nga radarët dhe gjurmimet e rojeve bregdetare me infra të kuqe.

Share This Article