Marina Vjollca provokon nga Afrika

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin dhe vajzën.

Çifti kanë zgjedhur Afrikën si destinacion, për të kaluar disa ditë jo produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Marina e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive nga plazhi, ku është dukur mjaft joshëse në pozat me bikini.

Prezantuesja Vjollca shquhet për linjat e saj të trupit, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë herë pas here në paraqitje të tilla në rrjetet sociale.

“Parajsa është vetëm një plazh më tutje”, ka shkruar Marina në mbishkrimin e fotografisë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin e saj.

FOTO: Marina Vjollca provokon nga Afrika
Share This Article