Marinës Britanike sekuestrohen 176 milionë euro kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marina Mbretërore Britanike bën me dije se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe droge të llojit kokainë, që arrinte vlerën mbi 176 milionë euro, gjatë një operacioni të zhvilluar në Karaibe.

Në operacionin antidrogë të Marinës Britanike morën pjesë dhe Rojet Bregdetare Amerikane si dhe një anije holandeze dhe në fund të tij u kapën 1.7 tonë kokainë dhe 28 kg amfetaminë, që kishin si destinacion Britaninë e Madhe.

Vetëm një ditë më parë një tjetër operacion i madh u zhvillua në këtë rajon, ku u sekuestruan rreth 264 kg kokainë.

Sipas të dhënave zyrtarë, vetëm në muajin e fundit, Task Forca në Karaibe ka kapur sasi të mëdha kokaine që arrijnë vlerën e 250 milionë paundëve.

Share This Article