ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 3 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 3 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 3 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 3 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mario Dragi dhe Emanuel Makron, “çifti” i ri që mban frerët e pushtetit në BE?

albnews by albnews
7 March, 2021
in Bota
0
Mario Dragi dhe Emanuel Makron, “çifti” i ri që mban frerët e pushtetit në BE?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ben Hall

Emërimi i Mario Dragi si kryeministër i Italisë me një mbështetje të gjerë të shumicës së partive parlamentare, është vlerësuar si një lajm i mirë për Italinë por edhe për BE-në.

RelatedPosts

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima

Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh

Por ai është gjithashtu një lajm i mirë edhe për presidentin francez Emanuel Makron. Pasi ky zhvillim i jep udhëheqësit francez një partner në Romë, që është një mbrojtës i fuqishëm dhe i besueshëm i integrimit më të ngushtë evropian, pikërisht në kohën kur Gjermania po përgatitet për një ndryshim në udhëheqje.

Kur Angela Merkel të largohet nga posti i kancelares së Gjermanisë, Dragi dhe Makron mund të bëhen “çifti”më i ri i pushtetit në Evropë. Një aleancë midis ekonomive të dyta dhe të treta më të mëdha të eurozonës, në favor të solidaritetit dhe stimulit më të madh financiar,mund të duket e natyrshme.

Por deri më tani kjo ka qenë e pamundur. Gjatë krizës së borxhit në eurozonë, Franca hezitoi të shkëputej nga Berlini dhe të rreshtohej me vendet e tjera mesdhetare, pasi në të kundërt do të zgjeronte përhapjen e rrezikut të bonove të thesarit francez dhe atyre gjermane.

Dy vjet më parë, marrëdhëniet midis Parisit dhe Romës ranë në pikën e tyre më të ulët që prej Luftës së Dytë Botërore, kur Luixhi Di Maio, atëherë zëvendëskryeministër i Italisë, shprehu mbështetjen e tij ndaj protestuesve francezë anti-qeveritarë, të njohur si Jelekverdhët. Presidenti francez pro-evropian, ishte shndërruar nënjë objektiv të lehtë për populistët euro-skeptikë të Italisë, që po kërkonin të zgjeronin mbështetjen e tyre të brendshme.

Në Itali, kishte ndërkohë shumë zemërim për mungesën e perceptuar të solidaritetit ngaFranca gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-16, dhe pakënaqësi ndaj blerjes së disa kompanive të rëndësishme italiane nga rivalët francezë.

Pastaj, marrëdhëniet mes 2 vendeve u përmirësuan kur Roma mori një kthesë më pro-evropiane nën qeverinë e dytë të Xhuzepe Konte. Franca dhe Italia, ishin në mesin e 9nënshkruesve të një letre në marsin e vitit të kaluar, që bënte thirrje për një “instrument të përbashkët të borxhit, të emetuar nga një institucion evropian” për të ndihmuar vendet e goditura nga pandemia.

Ajo ishte bërthama e planit të fondit të rimëkëmbjes së BE-së, të hartuar nga Parisi dhe Berlini, dhe i miratuar nga të 27 vendet anëtare nën emrin“BE-ja e Brezit të Ardhshëm”. Hapi më i madh përpara në integrimin evropian që nga krijimi i euros, është gjithashtu arritja më e madhe evropiane e Emanuel Makron deri më tani.

“Me BE-në e Brezit të Ardhshëm, Makron ka treguar udhëheqje”- thotë Enriko Leta, ish-kryeministër i Italisë, aktualisht dekan i Shkollës së Parisit për Çështjet Ndërkombëtare në Universitetin Science Po. “Kjo gjë nuk ndodhi me Sarkozi 10 vjet më parë. Ai zgjodhi të qëndronte nën “ombrellën” gjermane, dhe të shmangte çdo rrezik. Ishte një qasje e mirë për Francën, por çmimi që duhej paguar ishte se Evropa nuk kishte ndonjë zgjidhje për krizën”- thekson ai.

Si përfituesja më e madh e fondit të rimëkëmbjes së BE-së, gjithçka varet nga aftësia e Italisë për ta shpenzuar me mençuri këtë ndihmë. Për Romën, ky është një shans i rrallë për të bërë investime produktive. “Dragi ndoshta e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë duhet bërë për ta shfrytëzuar këtë mundësi që të vjen njëherë në jetë, për të adresuar dobësitë thelbësore që ka vendi”-vëren Silvia Merler, nga Forumi i Politikave Algebris.

Dështimi me këto fonde, do të krijonte dyshime serioze në lidhje me aftësinë e Italisë për të mbijetuar brenda monedhës së përbashkët. Ai do të diskreditonte idenë e bashkimit të sovranitetit brenda BE-së, në këmbim të një solidariteti më të madh. Konte nuk kishte mbështetjen e duhur politike për ta shpenzuar si duhet fondin e rimëkëmbjes.

Kjo është arsyeja kryesore pse qeveria e Dragi, është kaq e rëndësishme për ithtarët e një Evrope më të fortë, si Makron. Së dyti është shpresa se duke zbatuar politika monetare novatore si president i Bankës Qendrore Evropiane, Dragi mund të ndihmojë në rregullimin e politikës fiskale të eurozonës, me më shumë rregulla mbi deficitin, duke pasur një qasje me miqësore ndaj borxhit me synim nxitjen e rritjes ekonomike, dhe nevojës për një buxhet të përhershëm për të ndihmuar tronditjet e mundshme.

Gjermania dhe kryeqytetet e tjera të Evropës Veriore do të duhet të binden. Por nëse Dragi do të arrijë të bëjë si duhet disa nga detyrat e shtëpisë që u kërkohen vazhdimisht qeverive të tjera kombëtare, kjo vetëm sa do ta forcojë pozitën e tij brenda unionit.

“Dragi është më shumë pro integrimi të ngushtë evropian, duke kombinuar përgjegjësinë kombëtare me solidaritetin evropian”-thotë Marta Dasu, ish-zëvendës ministre e Jashtme e Italisë, dhe drejtuese e think-tankut Aspen Italia. “Ata janë si të dyja anët e së njëjtës medalje”- thekson ajo.

Shpenzimi i mirë i parave të BE-së, dhe reformat fiskale janë “shtyllat e një aleance të mirë”midis Parisit dhe Romës, thotë Leta. Por gjithsesi, Makron dhe Dragi nuk bien dakord mbi gjithçka. Si Dasu ashtu edhe Leta e konsiderojnë Dragi si një atlanticist për çështjet e sigurisë, dhe një skeptik, ashtu si Berlini, mbi idenë e Makron për një “autonomi strategjike” të Evropë.

Makron tha për “Financial Times” muajin e kaluar se ai ishte skeptik ndaj skemës ku “Parisi vallëzon me Berlinin, duke e bërë xheloze Romën, dhe kur Berlini nuk sillet shumë mirë, Parisi shkon dhe vallëzon me Romën”. Gjithsesi, ai ishte “shumë i lumtur mbi rikthimin e Dragi”, duke shtuar:“Unë besoj se ky është një shans për të gjithë ne”. / FT – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result