• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Mark Gjonaj: Kosova nuk ka më asgjë për të dhënë, Serbia të pranojë që e ka humbur

Mark Gjonaj thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë

by albnews
7 September, 2019
in Kosova
0
3
VIEWS

Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, foli për prioritetet që duhet të ketë qeveria e re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Ai kërkoi nga komuniteti shqiptar jo vetëm në Nju Jork, që të marrin pjesë në këtë proces, duke votuar përmes postës. Gjonaj foli edhe për tarifën prej 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe. Ai tha se Serbia e përdori këtë si justifikim për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve.

Tarifa 100 për qind ndaj mallrave, bisedimet Kosovë-Serbi, liberalizimi i vizave e shumë çështje tjera, do të jenë sfida të mëdha për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme që mbahen në Kosovë, më 6 tetor.

Krahas këtyre çështjeve, anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, i kërkon qeverisë së re të përqendrohet tek mirëqenia e qytetarëve.

“Është me rëndësi që të kalohet ngërçi. Sigurisht do të doja që qeveria të fokusohet në nevojat e njerëzve. Të sigurohet që të ketë reforma në sistemin shëndetësor, edukim dhe mundësi punësimi, në mënyrë që njerëzit tanë të mund të punojnë, të mbajnë veten dhe familjet e tyre”, shtoi Gjonaj.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës Gjonaj i bëri thirrje komunitetit shqiptar jo vetëm të Nju Jorkut që të votojë, duke e parë si kontribut drejt të ardhmes së vendit.

“Shpresoj që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë e madhe. Është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Diaspora ka rastin të marrë pjesë në zgjedhje, me një afat regjistrimi deri më 10 shtator. Inkurajoj të gjithë ata që kanë të drejtë vote, të regjistrohen brenda afatit për të marrë pjesë në një proces të besueshëm e demokratik, që do t’i japë formë të ardhmes së Kosovës. Është përgjegjësi e njerëzve tanë ndaj vendlindjes. Ju inkurajoj të shkarkoni aplikacionin që ndodhet në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor”, tha ai.

Gjonaj u pyet dhe mbi qëndrimin që qeveria e re duhet të ketë karshi tarifës ndaj mallrave serbe. Sipas tij tarifa nuk është shkaktari i vërtetë i pezullimit të bisedimeve mes dy vendeve.

“Nuk ishte Kosova ajo që i ndali bisedimet. Kosova gjithmonë ka qenë në tryezë, Serbia është larguar nga ajo në mes të procesit. Tarifa është e parëndësishme dhe ka shumë pak ndikim në mirëqenien ekonomike në Serbi. U shfrytëzua si justifikim për t’u larguar. Serbia duhet të qëndrojë në atë tryezë në mënyrë që të adresohen çështjet e vërteta. Pavarësia e Kosovës nuk është fituar. Është paguar për të. Është paguar me gjak dhe dekada të tëra diskriminimi”, tha Gjonaj.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut tha se lojëra si këto nga ana e Serbisë, po zbehin arritjet e Kosovës.

“Kosova vazhdon të vuajë ndërsa po mundohet të ndërtojë vendin, ndërsa Serbia vazhdon të manipulojë negociatat duke nënvlerësuar ato që kemi arritur”.

Gjonaj foli dhe rreth angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut, sidomos pasi sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Emërimi i zotit Palmer është i rëndësishëm, derisa ai sigurohet që të dyja palët të qëndrojnë në tryezën e bisedimeve. Kemi një partner të vërtetë si SHBA-të që po sigurohen se ndërmjetësimi po ecën mirë. Do të arrijmë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Por i them sërish Departamentit amerikan të Shtetit, zotit Palmer dhe komunitetit ndërkombëtar, Kosova e ka paguar çmimin e saj. Tani është koha për Serbinë të bëjë pjesën e vet. Dhe kjo nis me kërkim falje për krimet e luftës, diskriminimin dhe gjenocidin e bërë. Pas kësaj mund të ecet përpara. Kanë kaluar vetëm 20 vite. Njerëzit vazhdojnë të jetojnë me mizoritë që janë kryer. Flenë e zgjohen me dhimbje e vuajtje për humbjen e më të dashurve të tyre”, tha ai.

Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë tha se Serbia duhet të mësojë nga një shembull i dhënë së fundi në Evropë.

“Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Nuk ka shembull më të mirë, sesa ai i dhënë së fundmi nga Presidenti gjerman Steinmeir, i cili i kërkoi falje Polonisë dhe Evropës, rreth 80 vite pas Luftës së Dytë Botërore, për krimet që ishin bërë nga gjermanët. Është koha që Serbia të pranojë e të kërkojë falje për urrejtjen dhe dëmet, diksriminimin dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve për dekada të tëra në Kosovë. Ky do të ishte fillim i mirë për negociata”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Gjonaj tha se Kosova nuk ka partner më të madh se SHBA-të sikurse Shtetet e Bashkuara nuk kanë miq më të mëdhenj se shqiptarët, miqësi kjo që ka nisur dekada më parë.

Vizita e fundit e senatorëve amerikan, Chris Murphy dhe Ron Johnson, sipas tij është dëshmi e vazhdimit të angazhimit të SHBA-së për çështjen e Kosovës.

Previous Post

Franca me fitore të lehtë ndaj Shqipërisë

Next Post

Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

albnews

albnews

Related Posts

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Next Post
Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

Ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4670 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2379 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM