ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 15 hours ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 15 hours ago
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë 15 hours ago
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut 15 hours ago
Adoleshenti i burgosur më parë në Dubai, vdes në ndjekje nga policia në Londër 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mark Marku “prish” festën e PD, ndryshim ose na pret sërish humbja

albnews by albnews
17 July, 2021
in Albania
0
Mark Marku “prish” festën e  PD, ndryshim ose na pret sërish humbja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Mark Marku mbajti një fjalim të ashpër ditën e sotme gjatë Kuvendit Kombëtar. Ai u shpreh se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë. Deputeti i zgjedhur i PD-së e cilësoi Kuvendin Kombëtar një teatër absurd, që nisi dhe përfundoi pa përfunduar diskutimet e drejtuesve politikë.

“Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar kryetar. Ky Kuvend mblidhet në një moment dramatik për PD dhe shoqërinë shqiptare. Për mua është një situatë dramatike. Pritje, dhe të gjithë prisnim që 25 prilli të sillte ndryshim. Në fakt ndodhi e kundërta. Në vend të ndryshimit sot kemi një regjim më të përforcuar, me një shumicë solide votash. Kjo erdhi kryesisht, siç thuhet dhe në analizën e zgjedhjeve, qeveria e Edi Ramës u angazhuar në një operacion masiv të blerjes së votës. Si drejtues i Qarkut Lezhës, ishte e dukshme. Qeveria dhe pushteti vendor i vunë burimet e administratës në punë për blerjen e votës. Një pjesë e mirë e lekëve u hodhën në Mirditë, Kurbin. Po ashtu në funksion të fushatës u punësuan në administratë përmes procedura të dyshimta, me qindra qytetarë të këtij qarku. Po ju jap një fakt për të kuptuar ase në çfarë situatë ishim ne për shkak të këtyre manipulimeve. Në prill të këtij viti Mirdita kishte 528 punonjës. Bashkia para ca vitesh ishte 100 punonjës. Megjithatë, me punën e jashtëzakonshme të PD në këtë qark, ne arritëm të fitonin 33 mijë e 96 vota. Rezultat ky i përkthyer në mandate 4 nga 7 që ka. Ndihem krenar, s’dua t’i fyejë ata që kanë punuar për PD. Për shkak të një përllogaritje apo keqdashje, por jam krenar që punova me ta. E kam pasur hangari të merrem me politikë dhe zgjedhje. por ndihme krenar dhe mirënjohës që na mbështeten. Morëm një rezultat shumë të mirë. Madje edhe më të mirë se rezultati i vitit 2009, pasi kam qenë kandidat për deputet. Për 2300 vota se morëm mandatin e pestë. Mirënjohje për ata njerëz. Ne fituam edhe në qytetin e Laçit, apo dhe në Lezhë. Kjo është e re.. Duhet të ketë një qasje nga PD që të jetë fituese në qendrat e mëdha urbane. Duhet të ndryshojmë strategji, taktika, fushatën. Por kjo është histori që duhet diskutuar. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendomë këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapin kohën politike, nëse s’jemi në kohë politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; “na vodhën prapë”. “Ose masakër zgjedhore”. Duhet të mendojmë seriozisht që mos të na vjedhin sërish. Na kanë vjedhur një herë, nuk bëhet fajtor i vjedhur për vjedhësin. Kur të vjedhin për herë të dytë, e ke një farë faj. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë bravën hapur. Duhet të mendojmë më seriozisht. Ky kuvend do të prodhojë për fat të keq…pasi u mbyll pa filluar. Madje dhe diskutimet tona janë qesharake, se po flasin pasi janë mbyllur votimet. Nisi procedura dhe po bëhet votimi. Teorikisht nuk duhet të flisja. Ndihem i fyer, për mënyrën se si u zhvillua diskutim, pasi ti mbyll Kongresin dhe bën votimin, dhe unë diskutojë këtu. Është teatër absurd. Por nuk prish punë, le ta luajmë këtë teatër absurd.

RelatedPosts

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Angli/ Hetimi për vetëvrasjen e Leonard Farrukut. “Home Office humbi mundësinë për të vlerësuar shëndetin mendor”

Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie; do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statusore për zgjerimin e kryesisë, apo zgjerimin e kuvendit, apo mënyrat e zgjedhjes së kandidaturave të pushtetit vendor. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi. S’ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë. Apo jemi këtu ku kemi për shkak se Kuvendi ka pasur 100 e duhet ta bëjmë 500. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar! Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme, Kjo për PD, për vendin dhe shoqërinë shqiptare. E shendojmë PD në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenit në opozitë. Komoditetin e të punuarit për të qenë në opozitë, pa perspektivë të ardhjes në pushtet. Siç e ka thënë dhe akademiku Fuga; ndodhemi para rrezikut që ta disfunskionalizojmë PD-në si opozitë, duke e shndërruar në dekor të regjimit. Se opozitë ka dhe në vende jodemokratike si Rusia, edhe në Bjellorusi, edhe në Turqi dhe Venezuelë, por forcat që mbajnë gjallë regjimin janë në pushtet dhe opozita po aq në opozitë.“, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

4 October, 2025
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

4 October, 2025
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result