Florian Marku pushton sheshin “Skënderbej”. Kampioni shqiptari boksit kreu peshimin zyrtar përpara sfidës së titullit WBC Silver, përpara rivalit Miguel Parra Ramirez.
Përpara bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe i mbështetur nga dhjetëra tifozë të pranishëm në shesh mbështetja për Florian Markun ishte maksimale.
Me grintën e tij, ylli kuqezi i ringut rriti edhe më tepër entuziazmin e tifozëve, duke krijuar një atmosferë stadiumi. Kjo është atmosfera që pritet edhe këtë të enjte në Arenën Kombëtare, me Markun që synon të fitojë titullin e dytë të rëndësishëm, pasi aktualisht mban edhe brezin e kampionit në versionin IBF International.
Eventi Coming Home do të nisë prej orës 16:00. Pjesë e spektaklit të edhe Ymeri, Çelo e Xhelili, teksa kuqeziu Amarildo Vranja do të duelojë përballë bullgarit Borislav Velev për brezin WBC Youth International.