Inter po luan vendin e dytë me Lazion e Atalantan, por nëse keqardhja për ndonjë pikë të lënë është e madhe, në ambjentin zikaltër flitet edhe për merkaton e sezonit të ardhshëm. Kush nuk do të lëvizë nga Milano është administratori i deleguar Marotta, që po përflitet për një rikthim tek Juventus: “Fake neës absolutisht. Jam mirë në Milano e punoj mirë në këtë klub – ka deklaruar ai -. Dua të jap kontributin tim për të arritur objektivët, por duhet durim. Sot nevojitet stabilitet e qetësi”.
Natyrisht për merkaton nuk mund të mungojë Lautaro Martinez: “Për të ardhmen e Lautaros është folur tepër madje”. Ai që nuk pati impaktin që mendohej është Eriksen: “Pritshmëritë ishin e janë të mëdha, por duke ardhur nga jashtë ishte normale që të kishte vështirësi. Conte po bën gjithcka për ta përfshirë, por duhet të kemi durim”.
Sfida kundër verdhebluve të Veronës, përfunduar 2-2 ishte edhe rasti për të parë nga afër Marash Kumbullën, qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare: “Ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve – është shprehur drejtuesi i Inter -. Esht një nga talentet e futbollit italian, por më vjen keq që ka zgjedhur një kombëtare tjetër”.