ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 12 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 12 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 13 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 13 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 16 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Marrëdhënia speciale e Obamas me Bidenin në “Barack and Joe”

albnews by albnews
20 October, 2019
in Bota
0
Marrëdhënia speciale e Obamas me Bidenin në “Barack and Joe”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy fushatat e para presidenciale të Joe Bidenit shkuan si mos më keq. Qe shtrënguar të tërhiqej nga gara e 1988-s, madje disa muaj para mbajtjes së votimeve të para paraprake, kur u mësua se një pjesë e fjalimit të tij vendimtar ishte plagjiat nga lideri i partisë laburiste në Britani, Neil Kinnock.

Gara e tij e 2008-s nisi me një gafë raciste: Në ditën kur Bideni zyrtarisht paraqiti kandidimin, ai i tha një gazetari se Barack Obama ishte “i artikuluar” dhe “i pastër” – dhe përfundoi me vetëm një për qind të përkrahjes në komitetin drejtues të Iowas.

Sot, Bideni po e provon fatin për të tretën herë dhe fushata e tij presidenciale e 2020-s deri më tani është në rrugë të mbarë. I hyri garës në prill, si kandidati kryesor i demokratëve, duke mbledhur 6.3 milionë dollarë vetëm në ditën e parë.

RelatedPosts

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Që prej asaj dite, ndonëse Elizabeth Warreni ia doli t’i afrohej dukshëm, vendi i tij në krye të sondazheve nuk është lëkundur.

Kjo edhe me gjithë gafat e shumta (e ngatërroi Theresa Mayin me Margareth Thatcherin; I barazoi rrëfimet e disa pjesëtarëve të ushtrisë me një përrallë; e quajti presidentin amerikan Trump “Donald Hump”); si dhe paraqitjes katastrofale në debate (nuk ia doli t’i kundërvihej sulmit të Kamala Harrisit rreth kundërshtimit të tij për bartjen e nxënësve me autobusë shkollorë); dhe, së fundi, duke qenë subjekt i sulmeve të pabazuara të presidentit Trump dhe aleatëve të tij republikanë se Bideni dhe i biri i tij, Hunter, janë të korruptuar.

Ka një mori faktorësh që ndikojnë në rejtingun aktual të Bidenit, nisur prej besimit të ngulitur mes votuesve demokratë se ai është kandidati më i përshtatshëm për t’u zgjedhur e deri te realiteti se demokratët nuk janë aq liberalë sa paraqiten në “Twitter”.

Por arsyeja më e rëndësishme për paraqitjen e fuqishme të deritanishme të Bidenit është e çiltër: Ai ka kaluar tetë vjet si nënpresident i një burri që, sipas një sondazhi, gëzon 97 për qind të mbështetjes mes demokratëve.

Bideni nuk e ka mbajtur të fshehur përpjekjen për ta kapitalizuar avantazhin. Fjalimet dhe reklamat e tija të fushatës janë mbushur plot me dedikime dhe imazhe të Obamas.

Në debatin demokrat të shtatorit, Bideni e mbrojti kundërshtimin e tij për përkujdesjen shëndetësore për të gjithë dhe e mbrojti opsionin e Aktit të përkujdesjes së përballueshme shëndetësor, duke deklaruar prerazi: “Jam për Barakun”.

Siç e shpalos Steven Levingston në librin e tij “Barack and Joe”, partneriteti midis Obamas dhe Bidenit është i vështirë – e fillimisht ishte edhe aspak i lehtë. Obama, shkruan Levingston, ishte “një riosh mendjendritur afro-amerikan që djersinte për t’i gjetur fjalët e duhura”; Bideni ishte “burrë i bardhë, i shtyrë në moshë e dashamir, ama që e thoshte me impulsivitet atë që së pari i vinte në mendje”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result