Marrëdhëniet në pikën më të ulët – Amorim dhe Rashford ndërpresin çdo komunikim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrëdhënia e Ruben Amorimit me Marcus Rashford është përkeqësuar deri në atë pikë sa trajneri i Manchester United nuk komunikon më drejtpërdrejt me lojtarin, përveçse kur i drejtohet të gjithë skuadrës, shkruan The Guardian.

Pavarësisht stërvitjes me ekipin e parë, Rashford është paraqitur në vetëm një ndeshje që nga mesi i dhjetorit, ku ishte zëvendësues , por nuk u fut fare në lojë.

Komentet e Amorimit pas fitores në Fulham zbuluan qëndrimin e tij, duke deklaruar se ai do të zgjidhte më mirë trajnerin e portierëve Jorge Vital sesa një lojtar që nuk po jep gjithçka.

Kjo vërejtje erdhi si përgjigje ndaj pyetjeve në lidhje me rikthimin e mundshëm të Rashford në formacion.

Rashford ka shprehur më parë dëshirën për një ‘sfidë të re’ dhe si ai ashtu edhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes gjatë afatit kalimtar aktual.

Megjithatë, me më pak opsione në dispozicion, mbetet e pasigurt nëse sulmuesi do të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Share This Article