Marrëveshja bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kryeqytetin e Austrisë kanë nisur diskutimet për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për reduktimin e armëve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Teksa ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për negociatat, të dërguarit për çështjen bërthamore e bënë të qartë në fillim se temë kryesore do të jenë armët bërthamore, ndërsa synohet që të zëvendësohet marrëveshja ekzistuese START, afati i së cilës skadon shkurtin e ardhshëm.

I dërguari amerikan Marshall Billingslea u mjaftua vetëm me një fjali “do të shohim,” dhe refuzoi të komentonte më gjatë.

Homologu i tij rus, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, u tregua gjithashtu i kujdesshëm kur foli me gazetarët: “Le të shohim, ne jemi vazhdimisht shumë optimistë.” Nga Departamenti i Shtetit dihet vetëm se Billingslea do të qëndrojë në Vjenë për dy ditë, të hënën dhe të martën.

Share This Article