Në lëvizjen e fundit perëndimore për të kundërshtuar përparimin e Kinës në rajon, Britania nënshkroi dje një marrëveshje me vlerë më shumë se 34 milionë dollarë me zyrtarët australianë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në rajonet e Indisë dhe Paqësorit.
Sipas Reuters, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison në një video-konferencë bënë thirrje thirrje për paqe dhe qetësi përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe për të kundërshtuar përparimin e Kinës në rajon.
Pas bisedimeve, zyrtarët nga të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët duke theksuar nevojën për të ulur tensionet midis Kinës dhe Tajvanit, duke e quajtur çdo sulm ushtarak të Kinës ndaj tajvanit një gabim të madh dhe strategjik.
Bisedimet vijnë vetëm një javë pas takimit katërpalësh të SHBA-së me Australinë, Indinë dhe Japoninë për të thelluar bashkëpunimin gjithëpërfshirës për të kundërshtuar përparimin e Kinës në rajon.
Johnson dhe Morrison akuzuan edhe një herë qeverinë kineze për shkelje të ligjeve të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang dhe i bënë thirrje Pekinit të respektojë pavarësinë dhe autonominë e Hong Kongut.