Marrëveshja e 5 qershorit kalon sot në Parlament, javën tjetër ndryshimet kushtetuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrëveshja e 5 qershorit, e dakordësuar mes PS dhe PD me ndërmjetësimin e ndërkombëatrëve, do të miratohet në seancën e ditës së sotme (23 korrik).

Pas paktit politik mes PS dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare ditën e martë, mazhoranca ka siguruar 84 votat e nevojshme për ndryshimet në Ligjin zgjedhor.

Edhe pse ka ende deputetët të pakicës të cilët janë kundër 5 qershorit, dhe këtë e tregoi edhe Murrizi pas takimit me kryeministrin Rama.

Por në harkun kohor të 7 ditëve parlamenti do të mblidhet edhe në 3 seanca të tjera, 27, 28 dhe 30 korrik.

Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta.

Sipas këtij raporti kreu i shtetit nuk është në kushte për t’u shkarkuar nga detyra për dekretin e 30 qershorit dhe emërimet në Kushtetuese.

Por në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, me 30 korrik PS dhe deputetët e pakicës do të diskutojnë dhe më pas të miratojnë ndryshimet kushtetuese që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral.

Por politika në këto 7 ditë të nxehta do të vijojë të dialogojë që secila nga palët të marrë sa më shumë të mundet për përfitimet e tyre politike./Ora news/

Share This Article