Marrëveshja për tregti dhe siguri me Britaninë është afër të finalizohet por rreziku mbetet për një mos-marrëveshje aksidentale të Brexit-it në gjashtë javë kohë, me zbrazëtitë për çështje të kontestuara “që po shkrihen ngadalë”, ka thënë ambasadori i BE-së.
Me Michael Barnierin në vetizolim pasi një negociator i BE-së u testua pozitivisht për koronavirus, bisedimet do të mbahen pothuajse krejtësisht online gjatë ditëve të ardhshme.
Zyrtari më i lartë i komisionit Evropian, iu tha përfaqësuesve të 37 vendeve anëtare në Bruksel se shumica e 11 çështjeve kyçe negociatore tash i ishin bashkuar teksteve të përbashkëta legale”, shkruan The Guardian.
Problemet me qasjen e BE-së në ujërat e peshkimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe e dizajnit të mekanizmit për të siguruar se asnjëra palë nuk mund të prish tregtinë përmes uljes së standardeve mbeten të pazgjidhura, por dallimet ngadalë po shkrihen, thonë burimet.
Presidentja e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ashtu ofroi shpresë për optimizëm me anë të një deklarate.

