Marrëveshja e grurit, konfirmon Kremlini: Putin do të takohet me Erdogan, do rishqyrtohet nisma e eksportit të drithërave dhe plehrave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me liderin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për marrëveshjen e eksportit të grurit, konfirmon Kremlini.

“Në të vërtetë, negociatat do të zhvillohen të hënën në Soçi”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Takimi do të mbahet në sfondin e përpjekjeve të Ankarasë për të bindur Moskën që të rishqyrtojë tërheqjen e saj nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Rusia u tërhoq nga nisma në korrik, gati një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara për të garantuar kalimin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi dhe për të ndihmuar në lehtësimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave.

Pas bisedimeve dypalëshe në Moskë me homologun e tij turk, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Rusia do të jetë gati të ribashkohet me nismën e Detit të Zi sapo të shohë garanci se përfitimet e premtuara për Rusinë do të zbatohen.

Share This Article