Marrëveshja e parë tregtare post-Brexit Londër-Tokio

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte arritur me Japoninë marrëveshjen e parë tregtare që prej daljes nga Bashkimi Europian në fund të janarit.

“‘Britania e Madhe ka arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë, që është marrëveshja e parë e rëndësishme e vendit si “komb i pavarur në planin tregtar’”, theksoi Ministria e Tregtisë Ndërkombëtare në një komunikatë.

Marrëveshja, që do të rrisë shkëmbimet tregtare me Japoninë me rreth 15,2 miliardë stërlina, është subjekt i një marrëveshjeje në parim nga ana e ministres britanike të Tregtisë, Liz Truss dhe kreut të diplomacisë japoneze, Toshimitsu Motegi.

“Marrëveshja do të mundësojë për kompanitë britanike t’i shpëtojnë të drejtave doganore për 99% të eksporteve të tyre drejt Japonisë.  Nga kjo do të përfitojë veçanërisht industria, bujqësia dhe sektorët teknologjikë”, theksoi ministria në njoftimin e saj për shtyp.

Dalë nga Bashkimi Europian më 31 janar, Britania e Madhe synon të nënshkruajë para fundit të vitit marrëveshje të reja tregtare me bllokun europian, pavarësisht negociatave të vështira, por gjithashtu me partnerë të tjerë, kryesisht SHBA-në.

Share This Article