ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 15 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 15 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 19 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Marrëveshja e “W6 Shengenit”, Rama: Fluks turistësh kinezë, do të lëvizin pa viza

albnews by albnews
11 November, 2019
in Albania
0
Marrëveshja e “W6 Shengenit”, Rama: Fluks turistësh kinezë, do të lëvizin pa viza
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Turistëve kinezë do t’iu mundësohet të lëvizin pa viza në të gjithë zonën ku do funksionojë marrëveshja e “W6 Shengenit”.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të mbajtur sot në mbrëmje në ambientet e COD në kryeministri ku u çel ekspozita “Përtej Kujtimeve” në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

“Sot, Shqipëria është vendi që çdo vit e më shumë kinezë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vetëm këtë vit, rritja e turistëve kinezë krahasuar me vitin paraardhës ishte 65% dhe është rritja më e madhe në % e të gjithë kategorive të turistëve të huaj. Me çuarjen përpara të marrëveshjes së “W6 Shengenit”, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një boom turistësh kinezë pasi në muajt në vijim do të dakortësojmë se për turistët kinezë nuk do të jetë e nevojshme të kenë më shumë sesa një pikëhyrëse, në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do funksionojë marrëveshja do të mund të jetë e mundur që ata të lëvizin pa viza”, deklaroi Rama.

Ndërkohë që nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë një numër më të madh të turistëve kinezë, diçka më shumë sesa një çerek milioni së bashku, Kryeministri theksoi se “mundësia për të ardhur në Tiranë, qoftë përmes aeroportit pa vizë, qoftë përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës tonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë pa viza, për turistët kinezë do të jetë as më shumë as më pak një energji që sot ne nuk arrijmë dot mbase perceptojmë aq sa duhet, ashtu siç duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”.

Më tej, Kryeministri u shpreh se Kina sot është partneri më i madhe tregtar i Shqipërisë pas Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër sipas tij, përveçse kjo marrëdhënie të njohë rritje të vazhdueshme.

“Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s me një fushëpamje e mjedisit ndërkombëtar stimuluar nga një aleancë strategjike jetike dhe rrënjosur mbi parime demokratike dhe një botë të bazuar në multilaterizëm. Kina nuk resht së kultivuari veçori dhe politika që tejkalojnë konceptet e dakortësuara prej shume e shumë kohësh nga fuqitë eurocentrike dhe mbetet një kontinent-shtet që realitetet i trajton me përmasa gjigante dhe gjithnjë në përputhje me peshën e vet ekonomike, me mjeshtërinë teknologjike dhe me demografinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe nuk është aspak çudi që Kina sot është partneri më i madhe tregtar i Shqipërisë pas Bashkimit Evropian dhe potencialisht pa diskutim portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të njohë rritje të vazhdueshme”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result