• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Rajoni
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Roberto Forin për VOA: Jo i papritur, por ka pikëpyetje për zbatimin

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Roberto Forin për VOA: Jo i papritur, por ka pikëpyetje për zbatimin

by albnews
16 November, 2023
in Rajoni, Shqiperia
0
2
VIEWS

Marrëveshja e firmosur javën e shkuar në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate të gjera.

Qeveria shqiptare, miratoi një ditë më parë tekstin e saj, I cili pritet që tani t’i nënshtrohet debatit në parlament, ku kjo marrëveshja duhet të ratifikohet. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar atë, por Partia Socialiste e zotit Rama, ka numrat e nevojshëm për të marrë miratimin, duke qenë se kërkohet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.

Zëvendës Drejtori dhe Përgjegjësi për Europën në Qendrën Ndërkombëtare të Migracionit Miks me seli në Amsterdam, Roberto Forin thotë se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë , nuk ishte e papritur, pasi Europa, po dështon të zgjidhë problemin e emigrantëve.

Sipas tij, emigrantët që do dërgohen në Shqipëri mund të qëndrojnë aty deri në 18 muaj, derisa Roma të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Zoti Forin thotë se teorikisht marrëveshja, e cila parashikon që qendrat do të veprojnë sipas juridiksionit të Italisë, nuk sjell ndërlikime për Shqipërinë. Megjithatë, sipas tij, vështirësitë mund të krijohen nëse emigrantët do lejohen të dalin nga qendrat e pritjes, pasi, në këtë rast, është e paqartë, nëse përgjegjësi për ta do kishte Italia apo Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Zoti Forin, javën e kaluar, Italia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje, sipas të cilës në Shqipëri do të strehohen përkohësisht emigrantë, ndërkohë që Roma do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil në Itali. Cili është vlerësimi juaj mbi këtë marrëveshje?

Roberto Forin: Në përgjithësi do të thosha se kjo nuk është diçka e papritur. Është fakt se zgjidhja europiane për problemin e emigrantëve që mbërrijnë në vendet bregdetare në Europë, përfshirë Italinë, Greqinë dhe Spanjën, është një çështje që vazhdon prej shumë vitesh dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, deri tani nuk ka patur shumë përparim në drejtimin e duhur, ndaj, vendimi i Italisë për këtë propozim nuk erdhi papritur. Ajo çka propozohet është trajtimi i të paktën një pjese të procedurave për azil në një vend tjetër, i cili nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo nuk është diçka e re. Kemi parë të njëjtën qasje së fundmi nga Britania me Ruandën, si dhe nga vende të tjera, si Danimarka, e cila ka njoftuar se po shqyrton të njëjtën mundësi.

Zëri i Amerikës: Ky është rasti i parë që një vend jo anëtar i Bashkimit Europian pranon emigrantë në emër të një shteti anëtar të tij. Siç përmendët ju, edhe vende të tjera mund të ndjekin të njejtin shembull. Çfarë shqetësimesh mund të shkaktonte një mundësi e tillë?

Roberto Forin: Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo marrëveshje, duke u nisur nga faktin nëse do të zbatohet dhe nëse po, çfarë ndikimi do të ketë. Në këtë moment, ajo që mendoj se është thelbësore nga pikëpamja e qeverisë së tanishme italiane është që t’u dërgojë një mesazh të fortë emigrantëve, që duan të shkojnë në Itali, se ata nuk janë të mirëpritur; madje dhe më parë është bërë shumë e qartë se ata mund të mos përfundojnë në Itali, por diku tjetër, në këtë rast në Shqipëri dhe se ndoshta do t’u duhet të presin deri në 18 muaj në qendrat e pritjes, përpara se të mësojnë nëse kërkesa e tyre për azil në Itali do të pranohet apo jo.

Kësisoj, në këtë qasje ka një element shumë të fortë shkurajimi, duke u dërguar një mesazh shumë të qartë emigrantëve, që “mos u përpiqni të vini këtu sepse nuk do ia dilni”. Kjo mund të ndikojë në synimin e emigrantëve që duan të shkojnë në Itali; gjithsesi, gjasat që kjo të çojë në një ulje deri në pikën zero të emigrantëve, që përpiqen të hyjnë atje janë të pakta.

Në këndvështrimin e përpjekjeve për shkurajimin e emigrantëve, ka shumë të ngjarë, që dhe vende të tjera në Evropë të tundohen të ndjekin të njëjtën qasje. Në fakt, kemi parë disa vende, për shembull Gjermania, e cila ka deklaruar se mund të shqyrtojë një mundësi të tillë. Me afrimin e zgjedhjeve europiane, vendet anëtare të BE-së janë nën trysni dhe duan të krijojnë perceptimin se po propozojnë zgjidhje për çështjen e migracionit të paligjshëm, përballë faktit, që siç e përmenda, Bashkimi Europian si institucion nuk ka qenë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se periudha kohore në pritje të shqyrtimit të kërkesave të emigrantëve për azil në Itali përbën shqetësimin kryesor lidhur me këtë marrëveshje?

Roberto Forin: Nëse ata do të strehohen në një qendër pritjeje, dhe këtu fjala është për azilkërkues që mund të mbahen deri në 18 muaj aty, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre, kërkesa që në disa raste mund të pranohen. Imagjinoni dikë që ka arsye të forta për të kërkuar azil në Itali, të cilit i duhet të qëndrojë deri në 18 muaj në një qendër pritjeje përpara se të zhvendoset në Itali dhe të njihet si refugjat. Kjo sigurisht është shumë problematike.

Zëri i Amerikës: Çfarë nënkupton kjo marrëveshje për Shqipërinë? Kryeministri i saj ka deklaruar se po ndihmon Italinë, meqenëse në të kaluarën dhe Italia ka ndihmuar emigrantët shqiptarë.

Roberto Forin: Nëse do të zbatohet, do të doja të nënvizoja se termat e kësaj marrëveshjeje janë shumë të ndërlikuara, mbasi procesi i marrjes së të dhënave të emigrantëve supozohet të kryhet në varkë; pra, kur emigrantët të shpëtohen, atyre do t’u merren të dhënat dhe veç personave më në nevojë, si gratë dhe fëmijët që do të pranohen në Itali, azilkërkuesit e tjerë do të dërgohen në Shqipëri. Pra mendoj se në Shqipëri do të dërgohet një numër i konsiderueshëm emigrantësh. Është thënë se qendrat pritëse do të veprojnë nën juridiksionin italian, pra përgjegjësinë e menaxhimit të këtyre qendrave do ta ketë Italia. Nëse do jetë kështu, teorikisht për Shqipërinë nuk do ketë asnjë përgjegjësi shtesë. Mirëpo, e kam të vështirë të besoj se kjo do të jetë qendër pritëse prej nga ku azilkërkuesit nuk do të lejohen të shkojnë askund. Mendoni për një çast, që azilkërkuesit të lejohen të lëvizin jashtë qendrave pritëse; kjo do të krijonte probleme për Shqipërinë, ose midis Shqipërisë dhe Italisë lidhur me faktin se kush do mbajë përgjegjësi për këta azilkërkues, nëse ata do të lejohen të dalin jashtë qendrave pritëse.

Por nëse jo, atëherë do të flitej për një lloj Guantanamoje, me qendra pritëse jashtë territorit të Italisë, por nën juridiksionin Italian; kjo do të ishte diçka e re, ndaj është e vështirë të thuhet që tani se çfarë ndërlikimesh do të sillte për Shqipërinë.

Previous Post

WFP paralajmëron: Banorët në Rripin e Gazës po përballen me urinë

Next Post

VIDEO/ Supergol nga distanca, kapiteni shqiptar i Malit te zi, dhuron spektakël në kualifikueset e Europianit

albnews

albnews

Related Posts

Vuçiç bën thirrje për shmangien e bllokadave në Beograd, paralajmëron pasoja
Rajoni

Vuçiç bën thirrje për shmangien e bllokadave në Beograd, paralajmëron pasoja

4 July, 2025
Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!
Rajoni

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

3 July, 2025
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë
Kosova

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

2 July, 2025
Next Post
VIDEO/ Supergol nga distanca, kapiteni shqiptar i Malit te zi, dhuron spektakël në kualifikueset e Europianit

VIDEO/ Supergol nga distanca, kapiteni shqiptar i Malit te zi, dhuron spektakël në kualifikueset e Europianit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM