Marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit, Abramovich e shet Chelsean tek Wyss e Boehly

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shumë bisedimeve më në fund është arritur marrëveshja që klubi më i madh londinez Chelsea të shitet.

Roman Abramovich ka vendosur përfundimisht ta shes Chelsean dhe garën për ta blerë gjigantin anglez a kanë fituar konsorciumi zvicerano-amerikan me Hansjorg Wyss e Todd Boehly.

Nëse qeveria britanike miraton blerjen, atëherë do të finalizohet marrëveshja më e madhe në histori të futbollit.

86-vjeçari zviceran Hansjorg Wyss dhe 48-vjeçari amerikan Todd Boehly do të jenë pronarët e rinj të klubit londinez, raporton gazeta zvicerane Blick.

Wyss dhe Boehly kanë gjetur marrëveshjen me rusin Roman Abramovich për blerjen e Chelseat për një shumë rekorde prej 3,5 miliardë stërlina (4,117,000,000 euro).

Marrëveshja në fjalë do të futet në histori sporteve, pasi asnjëherë më parë nuk është paguar një shumë e tillë për të blerë një klub sportivë.

Roman Abramovich ishte detyruar ta shes Chelsean pasi qeveria britanike i vendosi atij sanksione pas luftës që shpërtheu mes Rusisë dhe Ukrainës, e miliarderi rus u sanksionua shkaku që njihet si njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit Vladimir Putin.

Gjithsesi tani Chelsea mund të thuhet se ka pronarë të rinj dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes Abramovich dhe dyshes Wyss e Boehly është vetëm çështje ditësh.

Share This Article