Marrëveshja me Giorgia Melonin/ Socialistët europianë kritikojnë Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kongresin e Partisë Socialiste Europiane në Malaga të Spanjës, marrëveshja e nënshkruar prej kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, është kritikuar ashpër.

Presidenti i PSE, Stefan Loefven, ishte mjaft kritik në fjalën përmbyllëse të kongresit për marrëveshjen ku deklaroi:

“Emigracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo siç dëshiron qeveria e ekstremit të djathtë në Itali, që synon t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Emigracioni ka ekzistuar sa ka ekzistuar njerëzimi dhe e djathta merret me demagogji kur thotë se mund ta ndalë, këto janë politika të destinuara të dështojnë”.

Kujtojmë se më herët ka pasur deklarata se Edi Rama dhe Partia Socialiste mund të përjashtohen nga organizata e socialistëve europianë.

Share This Article