Marrëveshja me Italinë për emigrantët, sot seanca në Kushtetuese! Deputetët e opozitës paraqitën kërkesën për prova të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën, ku po shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve të opozitës kundër Marrëveshjes me Italinë për emigrantët, të cilët e konsiderojnë anti-kushtetuese.

Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty, pasi në datën 23 janar, deputetët e grupimit Berisha-Bardhi, dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.

Ndërsa më datë 18 janar, kur edhe u zhvillua seanca e dytë, pas marrjes në shqyrtim me 13 dhjetor, seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën Kushtetuese u shty pasi ‘Kushtetuesja’  i kerkoj qeverisesi provë Traktatin e Miqësisë me Italinë në vitin 1995

Nga ana tjetër dhoma e deouteteve në parlamentin italian i dha dritën jeshile marrëveshjes! Me 155 vota pro dhe 115 kundër deputetët italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i takojë Senatit.

Më 6 nentor  kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Share This Article