Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot nën kujdesin e SHBA-së një marrëveshje historike paqeje, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.
Përmes një reagimi Kryeministri Rama është shprehur se kjo është frymëzuese.
“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre”, shprehet Rama.