Marrëveshja mes Thaçit dhe NATO-s më 2013, Stoltenberg: Është përgjegjësi e secilit ta respektojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka diskutuar sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin marrëveshjen e vitit 2013, të cilën shefi i qeverisë së Kosovës paralajmëroi se duhet dërguar në Prokurori.

Megjithatë Stoltenberg ndryshe nga Kurti, u shpreh se secila marrëveshje e nënshkruar është nën përgjegjësinë e secilit për t’u respektuar.

Në këtë marrëveshje të nënshkruar më 2013-të thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës për të kaluar në pjesën veriore, paraprakisht duhet kërkuar leje nga KFOR-i.

”Kjo ka qenë temë që e kemi diskutuar. E mirëpres që autoritete e Kosovës vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2013  që FSK të mos kalojë në pjesën veriore të Kosovës pa leje të KFOR-it”.

”Kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar për të gjetur një balancë, për situatën aktuale dhe ne vazhdojmë të mbështesim edhe më tej në gjetjen e një zgjidhjeje politike për të shmangur dhe njëkohësisht për të gjetur zgjidhje në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.

”Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.

”Dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet dhe për të gjitha institucionet kur kemi një marrëveshje, nënshkruhet me persona që janë në pozicionet e tyre respektive dhe është ende valide dhe është përgjegjësi e të gjithëve për të zbatuar ende një marrëveshje e cila nënshkruhet”.

Share This Article