Marrëveshja për ndryshimet kushtetuese, Hajdari: Hap përpara për demokracinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas marrëveshjes së firmosur me Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari.

Sipas Hajdarit firmosja e marrëveshjes mes palëve është një hap para për demokracinë. Ajo ka ftuar opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij rrugëtimi.

“Jam e kënaqur që sot mbajtëm premtimin e dhënë. Ky është një hap përpara për demokracinë. Opozita jashtëparlamentare ti bashkohet këtij treni”, ka thënë Hajdari.

Katër pikat e dakordësuara mes palëve, ne kete marreveshje janë: 

“Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;

Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare.”

Share This Article