ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Marrëveshja për presidentin, nënkryetari i VV-së thotë se kjo mund të bëhet vetëm nga Kurti e Mustafa

albnews by albnews
30 October, 2019
in Kosova
0
Marrëveshja për presidentin, nënkryetari i VV-së thotë se kjo mund të bëhet vetëm nga Kurti e Mustafa
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, u është përgjigjur sot deklaratave të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, që e përmendi pozitën e presidentit si pjesë të pazarit për koalicionin LDK-VV. Bislimi në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se kërkesa të tilla nuk diskutohen në grupet punese, por duhet t’i drejtohen Albin Kurtit nga Isa Mustafa.

Hyrja e Lutfi Hazirit në grupet punuese që po diskutojnë për marrëveshje koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ka filluar të vërehet me ndikimet e para të tij.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Deri në këtë nivel, kur tashmë është mbajtur një takim në mes të liderëve e tre të tjerë në mes të grupeve punuese për harmonizim të programeve nuk u diskutua as kush do të mbajë pozita udhëheqëse nëpër ministri, përveç se u fol për numrin e tyre. Kjo ndryshoi kur Isa Mustafa, lideri i LDK-së vendosi që në grupe punuese ta inkuadrojë edhe Lutfi Hazirin, të njohur mirë për deklaratat e tij kundër Kurtit e VV-së.

Haziri menjëherë e përmendi si pjesë të pazarit edhe pozitën e presidentit që do ta zëvendësojë Hashim Thaçin. Nënkryetari i LDK-së, madje edhe parashikoi krizë nëse kjo nuk do të sqarohet.

“Për të qenë marrëveshje funksionale duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash. Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021. Në Kosovë kur nuk janë pajtuar partitë për emër konsensual, na ka ardhur emri nga zarfe”, ka deklaruar mbrëmë Haziri.

Për këtë temë, sot gjatë ditës ka reaguar në një përgjigje për Gazetën Express, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë tashmë po flitet për programin qeverisës, e se pjesë të tjera nuk mund të përfshihen në grupet punuese që kanë ngritur dy partitë.

“Ne jemi duke u dakorduar për programin qeverisës dhe matricën qeverisëse. Pjesë tjera nuk mund të përfshihen në këtë ambient”, deklaroi Bislimi.

Nënkryetari i Lëvizjes tutje ka thënë se Haziri nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë apo ta trajtojë në grupet punuese, por, ta drejtojë te kryetari i VV-së, Albin Kurti.

“Në rast se bëhet një kërkesë e atillë ajo duhet të adresohet te z. Kurti dhe të trajtohet aty, por, jo nga grupet teknike apo z. Haziri”, është deklaruar ai.

Gazeta Express nga burime të mirinformuara ka marrë vesh se pozita e presidentit të cilën po mundohet ta fusë si temë diskutimi Lutfi Haziri, ishte dakorduar që të mos jetë pjesë e marrëveshjes në takimin e parë në mes të liderëve, Kurtit e Mustafës ku e pranishme kishte qenë edhe kandidatja për kryeministre nga LDK-ja Vjosa Osmani.

Se LDK-ja nuk do të heqë dorë nga kjo pozitë ishte përmendur qyshkur Mustafa e kishte nominuar për kryeministre Vjosa Osmani. Për këtë pretendim madje i njëjti kishte folur edhe publikisht duke thënë se emërimin për president e sheh si nder të veçantë. Edhe Haziri deklaroi mbrëmë se Mustafa i plotëson të gjitha kushtet për president.

Lideri i LDK-së ka konfirmuar në një përgjigje për Gazetën Express se Lutfi Haziri do të jetë pjesë e grupeve punuese, por, që, sipas tij, kjo nuk do të ndikojë për probleme në arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes dy partive.

LDK-ja dhe Vetëvendosja janë duke mbajtur takime në mes të grupeve punuese për harmonizim të programeve, pasi që dolën si dy partitë më të votuara nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result