ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 1 hour ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 1 hour ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 1 hour ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 1 hour ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Marrëveshja Rama- Meloni, Berisha tërhiqet nga protestat e ‘Rithemelimit’, pas telefonatës së ashpër të Tajanit

albnews by albnews
17 November, 2023
in Shqiperia
0
Marrëveshja Rama- Meloni, Berisha tërhiqet nga protestat e ‘Rithemelimit’, pas telefonatës së ashpër të Tajanit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Rithemelimi” i Berishës tërhiqet nga protestat që kishte ideuar për të zhvilluar kundër marrëveshjes për migrantët të firmosur mes dy kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë, Meloni- Rama.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga kreu i këtij grupimi, Sali Berisha, i cili konfirmoi se kishte marrë një telefonatë me tone shumë të ashpra nga numri 2 i qeverisë italiane, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Telefonata duket se ka marr shkas edhe nga një protestë që “Rithemelimi” i Berishës bëri në Lezhë, qarkun ku është ideuar ngritja e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër.

Nga ana tjetër, krerë të këtij grupimi, në mënyrë të vazhdueshme, qoftë në parlament ashtu edhe në selinë qendrore, janë deklaruar zyrtarisht se do të organizojnë protesta, në lidhje me marrëveshjen mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, për marrëveshjen e migracionet për shtetasit nga vendet e Afrikës Qëndrore.

Por Berisha duket se ka bërë një hap pas në këtë drejtim, pasi zyrtarët më të lartë të së djathtës italiane në qeveri, kanë folur “ashpër” dhe “pa dorashka” me të, gjë të cilën ai e pohoi edhe vetë kur u shpreh para mediave se numri dy i qeverisë italiane ishte “i ashpër”.

“Disa orë pasi jam shprehur para mediave, më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh dhe është i Forza Italia. Më thotë: Sali, e pamë deklaratën e PD-së, ne e kemi atë e këtë problem. Ishte i ashpër.”, konfirmoi Berisha, por pa dhënë të tjera detaje, të cilat duket se janë më shumë se deklarimet e kreut të “Rithemelimit”.

Berisha deklaroi se i ka thënë shefit të diplomacisë italiane, Tajani se “PD nuk mund të organizojë protesta dhe të nxisë ksenofobinë”.

“Nuk mund të nxisë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia, si njeri që kam qenë president dhe kryeministër i këtij vendi, i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Ndihma italiane është shumë interesante, pasi krahas miliardave, që janë njëra anë, janë shumë më tepër lidhur me ata që kanë mësuar shqiptarët. Ka qenë në një farë mënyrë një lloj universiteti edhe në kuptimin e punësimit, financimit, por edhe shkollimit. Sot në universitetet italiane janë mbi 30 mijë shqiptarë, ka mbi 20 mijë biznesmenë të mesëm dhe të fuqishëm shqiptarë, të cilët, në një mënyrë apo tjetër, investojnë në Shqipëri. Në konceptin tim nuk protestohet kundër vendeve të lira, sidomos në një vend që ka përjetuar diktaturën. Nuk është shumë normale që të protestojmë. Nuk mund të krahasojmë kurrë një vend të lirë me Serbinë, p.sh.”, tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result