Marrëveshje BE-AstraZeneca për livrimin e vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian dhe gjiganti farmaceutik AstraZeneca kanë rënë dakord për të garantuar livrimin deri në muajin mars të 200 milionë dozave të mbeturave të vaksinave kundër COVID-19 pas përfundimit të procedurës gjyqësore mes tyre.

Në emër të BE -së, Komisioni filloi procedurat në gjykatën e Brukselit pranverën e kaluar.

Bashkimi Evropian akuzoi AstraZeneca-n se nuk i kishte mbajtur zotimet e saj në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Grupi suedezo-britanik ka përjetuar vonesa dhe nuk ishte në gjendje të dorëzonte në tremujorin e dytë të këtij viti 180 milionë dozat për të cilat kishte rënë dakord në kontratën e  nënshkruar në gusht 2020.

BE kishte krijuar lehtësira për vaksinën e AstraZeneca-s për t’u transportuar, një nga shtyllat e strategjisë së saj të vaksinimit.

Që prej disa ditësh 70 për qind e popullsisë së rritur të BE-së është vaksinuar plotësisht, por me diferenca të mëdha mes vendeve anëtare.

Marrëveshja e nënshkruar me AstraZeneca-n mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre dallimeve.

Share This Article